Allardyce jep dorëheqje nga Anglia

  • 27 September 2016 - 20:56
Allardyce jep dorëheqje nga Anglia

Sam Allardyce nuk është më trajner i Anglisë, duke vendosur një rekord të zi pas ka udhëhequr ekipin e “Tre Luanëve” vetëm pwr 67 ditë.

Trajnerin e ka fundosur një investigim i publikuar në mediat angleze, nga gazetarë që shtireshin si investitorë nga Azia dhe kërkonin të futeshin në tregun e transferimeve në Angli, që është kthyer në një minierë ari.

Allardyce ofronte këshilla dhe gjithashtu ndihmë për t’u bërë pronarë lojtarësh, duke u futur në sistemin e paligjshëm të pronësive të shumëfishta, ndaj mjaftojnë fjalët e tij për ta pushuar nga puna.

Megjithatë, Federata Angleze ka kërkuar kohë për të parë regjistrimet, por ndërkohë në Angli mediat raportojnë se Allardyce ka dhënë dorëheqjen dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar i Federatës.

Kampionati anglez mund të jetë më i bukuri në botë, por kombëtarja angleze është në pikën më të ulët të historisë së vet.

(Kosova Sot)