Zbulohet kë e përkrahin prindërit e Taulantit dhe Granitit në ndeshjen e sotme

  • 28 September 2016 - 10:08
Zbulohet kë e përkrahin prindërit e Taulantit dhe Granitit në ndeshjen e sotme

Vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka do të përballen sot në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e Arsenalit kundër Baselit.

Vëllezërit ishin përballur me njëri-tjetrin në EURO 2016  ku Taulanti luajti për Shqipërinë, ndërsa me Zvicrën. Ky i fundit doli fitues duke mposhtur Shqipërinë 1-0.

Taulant i ka thënë ‘Telegraph’ se prindërit Elmazja dhe Ragipi do të jenë në Londër për lojën. Ky do të jetë një pushim për të dy. Ata sot do të përkrahin Baselin.

Ragipi dhe Elmazja kanë jetuar në Kosovë, deri në vitin 1990 kur Ragipi u lirua nga burgu pas 3 vite e gjysmë, pasi kishte kundërshtuar regjimin e atëhershëm, shkruan mediumi anglez.

(Kosova Sot)