Zaza kthehet në Itali pasi është drejt dështimit në Ligën Premier

  • 28 September 2016 - 10:43
Zaza kthehet në Itali pasi është drejt dështimit në Ligën Premier

Simone Zaza mund të kalojë te Milani, pasi karriera e tij nuk është duke shkuar mirë te West Ham. 

Sulmuesi është bashkuar me ‘Çekanët’ si huazim nga Juventusi, por klubi anglez e kanë detyrim blerjen e tij për 23 milionë euro.

Por në ditët e fundit po flitet për një rikthim të tij në Itali, pasi eksperienca në Angli nuk është duke shkuar mirë.

Ai ka bërë katër paraqitje deri tani dhe nuk ka arritur ende të shënojë.

Sipas Premium Sport, Milani janë të interesuar që ta sjellin në radhët e veta që në janar.

(Kosova Sot)