Arrihet marrëveshja, Ozil me dy risi te Arsenali

  • 28 September 2016 - 10:56
Arrihet marrëveshja, Ozil me dy risi te Arsenali

Mediat gjermane raportojnë se Mesut Ozil ka arritur dy marrëveshje të reja me skuadrën e Arsenalit.

E përditshmja sportive gjermane ‘Bild’ shkruan se mesfushori turko-gjerman do të ketë një ngritje të madhe të rrogës.

Gjithashtu pjesë e marrëveshjes është edhe ndërrimi i numrit të fanellës.

Ozil prej sezonit të ri do të ketë numrin 10, të cilin e mban edhe në kombëtaren gjermane.

Kujtojmë se 27-vjeçarit i mbaron kontrata me Arsenalin në vitin 2018, ndërsa londinezët kërkojnë që të vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2020.

(Kosova Sot)