Januzaj dëmtohet rëndë, ja sa muaj do mungojë (Foto)

  • 28 September 2016 - 11:09
Januzaj dëmtohet rëndë, ja sa muaj do mungojë (Foto)

Mesfushori i Sunderlandit, Adnan Januzaj ka pësuar një dëmtim të rëndë përballë Crystal Palace dhe do të jetë larg fushave të blerta për minimumi 6 javë ose e thënë ndryshe rreth 2 muaj.

Lajmi është zyrtarizuar nga infermieria e klubit britanik pasi skaneri i bërë ditën e djeshme ka konfirmuar që 21-vjeçari ka dëmtuar ligamentin në kyçin e këmbës.

Kujtojmë që Januzaj është huazuar nga United te skuadra e Sunderlandit me qëllim për të pasur më shumë minuta në dispozicion.

Screenshot_4

(Kosova Sot)