Simeone flet për super ndeshjen Atletico – Bayern

  • 28 September 2016 - 11:27
Simeone flet për super ndeshjen Atletico – Bayern

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur për krye ndeshjen e ditës së sotme atë përballë Bajernit të Mynihut.

Në një deklaratë për mediat para ndeshjes, Simeone vlerësoi kundërshtarin por tha se ky Bajern është i ngjashëm me atë të disa muajve më parë, shkruan ‘Goal’, raporton Syri.net.

“Bajerni i Mynihut është një ekip shumë konkurrues. Ky ekip i Anchelottit është shumë i ngjashëm me atë të Guardiolës që jemi përballur para disa muajsh. Unë kam respekt të madh dhe admirim për Ancelottin pasi i jep skuadrës një nivel të lartë loje. Gjithçka pritet të vendoset në fushën e blertë”, u shpreh Simeone.

(Kosova Sot)