Ronaldo zbulon fajtorin për barazimin ndaj Dortmundit (Video)

  • 28 September 2016 - 12:45
Ronaldo zbulon fajtorin për barazimin ndaj Dortmundit (Video)

Pas barazimit 2-2 përballë Dortmundit, Cristiano Ronaldo nuk është parë i lumtur pasi gjatë bashkëbisedimit me Balen ai ka analizuar gabimin e bërë nga portieri Keylor Navas për golin e parë të pësuar nga Aubameyang.

Prej disa ditës Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes për shkak të polemikave me trajnerin Zinedine Zidane por tashmë luzitani kërkon një tjetër fajtor për këtë barazim të ‘Los Blancos’.

Më poshtë shikoni videon kur Ronaldo gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjeve ka komentuar këtë gabim të portierit madrilen.

(Kosova Sot)