Guardiola gati për rekordin 56-vjeçar te City

  • 28 September 2016 - 13:09
Guardiola gati për rekordin 56-vjeçar te City

Pep Guardiola ka bërë startin më të frikshëm me Manchester City-n pasi në 10 ndeshje numëron po aq fitore duke pretenduar një rekord historik te skuadra britanike.

Tekniku spanjoll nëse fiton ditën e sotme atëherë do të thyejë rekordin shumë vjeçar të Manchester Cityt për të arritur 11 fitore në 11 ndeshjet e para.

Deri në këto momente ky rekord mbahej nga Bill Nicholson gjatë edicionit 1960-61.

Kujtojmë që sot Manchester City do të luajë në transfertë kundër Celtic të vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

(Kosova Sot)