Ndeshja e lamtumirës për Lorik Canën, nisin përgaditjet

  • 28 September 2016 - 15:34
Ndeshja e lamtumirës për Lorik Canën, nisin përgaditjet

Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar tashmë për organizimin e ceremonisë përshëndetëse për kapitenin shumëvjeçar.

Panorama Sport ka njoftuar se Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar tashmë për organizimin e ceremonisë përshëndetëse për kapitenin shumëvjeçar.Lorik Cana, i cili për shumë vite ishte simbol i “kuqezinjve”, tashmë ka njoftuar se është tërhequr nga Kombëtarja, por ceremonia përshëndetëse do të mbahet më 9 tetor, kur Shqipëria në Shkodër e pret Spanjën në kuadër të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”.

(Kosova Sot)