Shokon Vardy: Konsumoj alkool para çdo ndeshjeje

  • 28 September 2016 - 15:55
Shokon Vardy: Konsumoj alkool para çdo ndeshjeje

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy  ka surprizuar të gjithë pasi ka zbuluar dietën e tij aspak normale para ndeshjes zyrtare.

Në një intervistë për të përditshmen “The Sun”, Vardy ka pranuar se është konsumator i rregullt i alkoolit.

“Nuk ha asgjë deri në orën 11:30 dhe më pas më pëlqen të konsumoj fasule. Më pas një tjetër pije energjike dhe e mbyll me një dopio ekspres, një vodka gjysmë ore përpara ndeshjes dhe një pije energjike”,u shpreh ai.

Por cila është arsyeja që Vardy konsumon edhe një vodka përpara ndeshjeve?

“Nuk jam supersticioz por që prej momentit kur shënova ndaj Sunderland në debutim, nuk kam dashur të ndryshoj sjellje. Normalisht vodka më ndihmon të heq spinën nga priza. Kur nuk arrija të shënoja, në shtëpi konsumoja deri në tre shishe”, rrëfen Vardy.

(Kosova Sot)