Tevez do t’i japë lamtumirë futbollit

  • 28 September 2016 - 16:13
Tevez do t’i japë lamtumirë futbollit

Ish-lojtari i Juventusit, Carlos Tevez ka paralajmëruar largimin nga futbolli por nuk e konfirmon me saktësi tërheqjen edhe pse nga ato që thotë është e qartë se po e mendon seriozisht diçka të tillë.

“Tërheqja? Është një mundësi reale, do ta diskutoj me familjen. Vjen momenti që njeriu lodhet. Mundësitë janë, e dinë që unë them gjithmonë të vërtetën. Në Europë kur mbaron ndeshja mund të vazhdosh dhe të bëj jetën normale, këtu varet se si shkon ndeshja. Jemi të gjithë pak të çmendur, nuk mund as të çosh vajzën te dentisti apo te mjeku. Lojtarëve ju ndodh diçka e tillë. Kur humbasin ndeshjen nuk mund të dalin as nga shtëpia”, u shpreh ai.

(Kosova Sot)