Rokadë te kombëtarja, ja lojtarët e rinj që afron De Biazi

  • 28 September 2016 - 16:25
Rokadë te kombëtarja, ja lojtarët e rinj që afron De Biazi

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, pritet të bëjë ndryshime për dy ndeshjet e tetorit, ato përballë Lihtenshtajnit dhe Spanjës.
Duke parë që disa lojtarë të “Shpresave” janë në formë të mirë ndërkohë që lojtarë të formacionit nuk po aktivizohen rregullisht, tekniku italian pritet të bëjë rotacion në skuadër.

Emrat e rinj që do të afrohen në ekipin e parë janë mesfushori nga Prishtina Liridon Latifi, si dhe Endri Çekiçi dhe Eros Grezda, që luajnë me Lokomotivën e Zagrebit.

Grezda shënoi 2 gola brenda 4 ditëve për Lokomotivën, një në kampionat dhe një në kupë. Një tjetër emër jo shumë i njohur është ai i sulmuesit Azdren Llullaku, aktualisht golashënuesi më i mirë i Ligës së parë rumune. Më parë te kuqezinjtë janë afruar dy lojtarë të tjerë të “Shpresave”, Thomas Strakosha dhe Rei Manaj.

(Kosova Sot)