Ronaldo: Ky ekip do t'a fitojë Ligën e Kampionëve

  • 28 September 2016 - 16:53
Ronaldo: Ky ekip do t'a fitojë Ligën e Kampionëve

Në kampin madrilen nuk ka mungesë të motivimit, ky fakt është nënvizuar nga Cristiano Ronaldo i cili beson se këtë sezon skuadra e Real Madridit do të mbrojë titullin kampion në Champions League.

“Ne kemi një ekip të mirë madje një trajner të shkëlqyer dhe me shumë mundësi do të mbrojmë titullin kampion në Champions League. Kemi përvojën e mjaftueshme, por na duhet edhe pak fat për të arritur te suksesi. Gjatë gjithë karrierës time kam fituar 3 herë Champions Leaguen dhe kjo më bën akoma më shumë të motivuar të kërkoj më shumë nga vetja ime. Shpresoj që t’ia dalim”, u shpreh Ronaldo për të përditshmen spanjolle “Marca”.

Real Madrid po kohët e fundit ka mungesë të suksesit pasi barazimi i djeshëm 2-2 kundër Dortmundit ishte i treti radhazi për ‘Los blancos”.

Screenshot_15

(Kosova Sot)