Fiton Feronikeli

  • 28 September 2016 - 17:26
Fiton Feronikeli

Feronikeli ka fituar me rezultat 1-0 si mysafir i Trepçës në Mitrovicë, në kuadër të javës së shtatë në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Goli i vetëm u shënua në pjesën e parë përmes Kujtim Kutllovcit (27’).

Një takim me shumë gola, ishte ai ndërmjet Drenicës dhe Trepça ’89. Skuadra mysafire e fitoi me rezultat 3-2 këtë takim.

Oto John realizoi gol të hershëm për mysafirët (8’), ndërsa Granit Arifaj e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë (43’). I njëjti futbollist i kaloi vendasit në epërsi (51’).

Mirëpo, kur po afrohej fundi i takimit, vizitorët i shënuan dy gola për ta fituar ndeshjen. Fiton Hajdari ishte fantastik me dy gola të bukur (80’ dhe 89’).

Në takimin tjetër, Liria ka fituar me rezultat 3-0 kundër Hajvalisë. Të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e dytë.

(Kosova Sot)