Real, United dhe Chelsea në luftë për 'Ronaldon' e ardhshëm

  • 28 September 2016 - 17:35
 Real, United dhe Chelsea në luftë për 'Ronaldon' e ardhshëm

Gjigantët europianë janë në një luftë për të marrë shërbimet e talentit portugez të Sporting Lisbonës, Gelson Martins.

Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, Manchester United është shumë i interesuar për Martinsin ndërsa ‘Djajtë e kuq’ do të përballen me konkurrencën e fortë të klubeve të tjera.

Në krahun tjetër presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e konsideron Martins si pasardhësin e denjë të Cristiano Ronaldos.

Gelson Martins është vetëm 21 vjeç dhe deri vitin e shkuar ishte pjesë e ekipit B, por këtë vit ai ka bërë 29 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.

Martins ka një kontratë me Sporting deri në vitin  2021 por vështirë që portugezët t’i rezistojnë ndonjë oferte të majme.

(Kosova Sot)