Van Persi largohet nga Fenerbahçe, ja ku transferohet

  • 28 September 2016 - 17:51
Van Persi largohet nga Fenerbahçe, ja ku transferohet

Një nga lojtarët më të mirë hollandez në sezonet e fundit po mendon ti jap fund aventurës në kampionatin turk.

Robin Van Persi që prej dy sezonesh aktivizohet tek skuadra e Stambollit, Fenerbahçe, me merkaton e janarit ka vendosur që të ndryshoj ekip.

Kjo situatë ka të bëj me problemet financiare dhe dënimet të një pas njëshme që ka marr skuadra verdhë e zi e Fenerbahçes.

33-vjeçari u përfol shumë për një rikthim në Angli në afatin kalimtar të verës dhe tani është shprehur i hapur për një rikthim.

“Për gjatë viteve kam parë se nuk mund të planifikosh karrierën. Duhet të pranoni ashtu si ju vjen. Ka shumë gjëra që duhet t’i pranosh apo refuzosh. Jam i hapur për gjithçka. Kam qenë në Holandë për 13 vjet dhe më përshtatet. Kudo që është në Angli, Turqi apo kudo”, ka thënë ai për “Feyenoord TV”.

(Kosova Sot)