Përfundojnë ndeshjet në Ligën e Kampionëve

  • 28 September 2016 - 20:02
Përfundojnë ndeshjet në Ligën e Kampionëve

(E plotësuar): Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Kampionëve me disa rezultate mjaft befasuese.

Rezultatet janë këto:

Grupi A

Arsenal-Basel                  2:0

Ludogorets-PSG   1:3

Grupi B

Besiktas-Dinamo K.         1:1

Napoli-Benfica       4:2

Grupi C

Moenchengladbach-Barcelona   1:2

Celtic-Manchester City              3:3

Grupi D

Atletico-Bayern Munich   1:0

Rostov-PSV Eindhoven  2:2

 

 

(Kosova Sot)

(E plotësuar): Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Borussia Moenchengladbach. Gerard Pique ka shënuar për 2:1.

(E plotësuar): Barcelona ka barazuar ndaj Borussia Moenchengladbach. Ardan Turan ka shënuar në minutën e 65-të.

(E plotësuar): PSG-ja ka rikthyer rezultatin ndaj Ludogorets 3:1, kurse Celtic-Manchester City është 3:3, Napoli po e shkatërron Benfican 4:0

(E plotësuar): Kanë filluar pjesët e dyta.

(E plotësuar): Kanë përfunduar pjesët e para, ku Atletico është në epërsi ndaj Bayernit (1:0), kurse PSG-ja ka barazuar ndaj Ludogorets. Rostov-PSV është 2:2. Arsenal po udhëheq ndaj Baselit, ashtu si Moenchengladbach kundër Barcelonës.

(E plotësuar): Borussia Moenchengladbach ka kaluar në epërsi në minutën e 34-të. Vëllai i Eden Hazardit, Thorgan Hazard ka shënuar për gjermanët ndaj Barcelona-s.

(E plotësuar): Arsenal ka shënuar golin e dytë ndaj Baselit. Theo Walcott ka shënuar sërish. Kujtojmë që vëllezërit Xhaka janë titullarë në këtë ndeshje.

(E plotësuar): Ludogorets është në epërsi ndaj PSG-së, kurse Celticu po fiton 2:1 ndaj Celticut. Napoli gjithashtu ka shënuar ndaj Benfica-s, derisa Rostov-PSV është 1:1.

(E plotësuar): Arsenali ka shënuar ndaj Baselit. Theo Walcott shënoi me kokë.

Edhe Celtic ka shënuar ndaj Manchester Cityt

 

(E plotësuar): Fillojnë ndeshjet e grupeve të Ligës së Kampionëve

 

Sonte zhvillohen tetë ndeshje shumë interesante në Ligën e Kampionëve. Ndeshje shumë interesante pritet në mes vëllezërve Xhaka, Granitit që luan për Arsenalin dhe Taulantin që luan për Baselin. Ndeshje mjaft interesante është edhe ajo në mes Atleticos dhe Bayernit. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 20:45. ‘Kosova Sot’ ju informon për gjithçka që ndodh sonte.

 

Takimet janë këto:

Arsenal-Basel

Ludogorets-PSG

Besiktas-Dinamo K.

Napoli-Benfica

Moenchengladbach-Barcelona

Celtic-Manchester City

Atletico-Bayern Munich

Rostov-PSV Eindhoven

 

 

(Kosova Sot)