Europa League, këto janë përballjet e ditës së sotme
Sot në mbrëmje do të luhen 24 takime të vlefshme për xhiron e dytë në fazën e grupeve të UEFA Europa League.
Ndeshja që pritet me më shumë interes luhet në kuadër të Grupit K mes Sparta Pragës dhe Inter, ndërsa në krahun tjetër Manchester United kërkon të harrojë disfatën e parë përballë Feyenoordit.
Ekipi i drejtuar nga Mourinho pret Zoryan në “Old Trafford”, ndërsa Roma do të përballet me Astra Giurgiu në “Olimpico”.
(Kosova Sot)