Ronaldo: Fitojmë sërish Championsin

  • 29 September 2016 - 11:19
Ronaldo: Fitojmë sërish Championsin

Është “i urryeri” dhe “i dashuri” tifozëve të futbollit. Kristiano Ronaldo është i sigurt se Real Madrid do të bëhet klubi i parë që mbron trofeun e Ligës së Kampionëve. Polemika pa fund për zhurmën me Zidane pikërisht për zëvendësimin pikërisht gjatë barazimit me 2-2 me Las Palmasin në La Liga, ai kthehet të flasë pas golit të shënuar ndaj Borusias së Dortmundit në “Signal Iduna Park”. “Ne kemi një skuadër të mirë, ashtu si edhe një trajner të mirë. Kemi përvojën e vitit të kaluar.

E dimë se është një kompeticion shumë i vështirë. Këtu duhet të kesh pak fat, por unë po e pres me padurim fundin. Kjo është një sfidë. Për ne, Real Madridin, si skuadër. Mendoj se trofeu edhe sivjet është i mundur. Jam pozitiv që do ta fitojmë prapë. Me shumë mundësi, në aspektin e trofeve, mund të them se ky është viti im më i mirë. Çdo vit që kur kam nisur të luaj futboll ka qenë i mrekullueshëm, por ky vit ishte i veçantë. Ëndrra ime ishte të fitoja diçka me Portugalinë dhe ia arrita. Botërori? Sigurisht që është i mundshëm. Gjithçka në futboll është e arritshme”,  tha Ronaldo për “World Soccer”-in.

(Kosova Sot)