Atletico, klubi që ka mbrojtjen më të fortë në Europë

  • 29 September 2016 - 14:50
Atletico, klubi që ka mbrojtjen më të fortë në Europë

Nuk ka më të voglin dyshim që skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, Atletico Madrid ka mbrojtjen më të fortë pasi ka vendosur një rekord absolut në kompeticionet europiane.

Prej 1 viti në kompeticionet europiane skuadra e Atleticos nuk pëson gol në të gjitha ndeshjet që janë zhvilluar në “Vicente Calderon”.

Kujtojmë që goli i fundit që ka pësuar skuadra e Diego Simeones në shtëpi është në shtator të vitit 2015.

Fitorja e madhe ndaj Bayern Munichut, ka evidentuar edhe njëherë mbrojtjen fantastike që kanë “Colchoneros”.

Në 14 ndeshjet e fundit në Champions League, mbrojtja spanjolle ka pësuar vetëm dy gola ndaj Benficën në sfidën që është luajtur një vit më parë.

(Kosova Sot)