Biletat e ndeshjes Kosovë-Kroaci afër shitjes

  • 29 September 2016 - 15:22
Biletat e ndeshjes Kosovë-Kroaci afër shitjes

Kompania “Money Gram” ka sqaruar deri diku biletat e shitura deri në ora 13:00, të cilat dolën sot në shitje për ndeshjen Kosovë – Kroaci.

Arbnora Gosalci, përgjegjëse për komunikim me media e ‘Money Gram’ ka dhënë edhe arsyen përse nuk pati bileta të shitura në qytetet e Gjilanit, Mitrovicës dhe Gjakovës.

10200 bileta dolën në shitje në pikat kryesore të “Money Gram” në Kosovë, por rebelimi i tifozëve ishte për mungesën e biletave në këto qytetet, dhe pritjen e gjatë në ato pika ku kishte bileta.

“Ideja është që “Moneta” po I shet biletat e lojës në pikat e “Moneta Money Gram”, dhe arsyeja përse nuk ka në të gjitha pikat, është se nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët bashkëpunimi edhe në qytetet tjera, përveç këtyre pikave ku janë duke u shitur momentalisht. Ne shitjen e biletave e bëjmë pa kurrfarë provizioni, prandaj nuk kemi hasur mirëkuptim edhe në këto qytete dhe marrëveshja është bërë vetëm për këto pika, sepse ne këtë e bëjmë si dhuratë për Federatën e Futbollit të Kosovës”, tha Gosalci.

Ajo tha për gazetënolle se në treg kanë mbetur numër i vogël i biletave.

“Përfaqësisht nuk e di, por kanë mbetur shumë pak bileta. Nga 10200 bileta të cilat i kemi pasur për t’I shitur, gati në të gjitha pikan kanë mbetur numër i vogël i biletave. Ato që kanë mbetur janë kryesisht të 7-eurove, pra prapa portave dhe të 55 eurove. Biletat 15 euro dhe 20 euro janë shitur, madje kërkesat më të mëdha kanë qenë për biletat 20 euro”, sqaroi ajo.

Sipas saj, nuk ka pasur ndonjë problem në pika, përveç në disa raste kur ka pasur pritje.

(Kosova Sot)