Enrique i kënaqur me Turanin

  • 29 September 2016 - 16:58
Enrique i kënaqur me Turanin

Luis Enrique po ndihet i lumtur me formën e mesfushorit turk, Arda Turan.

Jo pak herë, Arda Turan është kritikuar për formën dhe nivelin e treguar që nga transferimi i tij tek Barcelona, por këtë sezon po tregohet shumë i rëndësishëm për klubin e tij dhe Luis Enrique është shumë i lumtur.

“Jam i kënaqur me lojën dhe formën që po tregon Arda Turan”, ka deklaruar Luis Enrique për mediat spanjolle.

“Ai ka dëshmuar nivelin që ne të gjithë e dimë që ai duhet të jetë në këtë sezon dhe duke ndihmuar shumë ekipin”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndryshe, mesfushori turk golin e barazimit në sfidën e djeshme në udhëtim ndaj Monchengladbach, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot)