“Marca”: 3 arsyet e zhgënjimit të Realit

  • 29 September 2016 - 17:09
“Marca”: 3 arsyet e zhgënjimit të Realit

Pas 4 vitesh mungesë, Real Madrid është në kërkim të titullit kampion në La Liga por edhe triumfit të dytë radhazi në Champions League.

Ndeshjet e fundit “Los Blancos” ka pasur luhatje të rezultatit dhe kjo sipas të përditshmes “Marca” ka ardhur si pasojë 3 problemeve kryesore.

Së pari, dëmtimet dhe problemet në repartin e mbrojtjes. Pasiguria në mbrojtje është vënë re në përballjet kundër Las Palmas, Borussia Dortmund, Sevilla, madje edhe Osasunas.

“Duhet të pësojmë më pak gola dhe për këtë portieri dhe reparti i mbrojtjes duhet të punojë fort”, ka thënë më parë Zidane.

Së dyti, kundërshtari mban më gjatë kontrollin e topit. Në këtë mënyrë skuadra “Los Blancos” i jep mundësi kundërshtarit të organizohet pasi gjatë këtij sezoni ky është një problem evident.

Së treti dhe më e rëndësishja, forma e dobët që po kalon BBC ose e thënë ndryshe treshja sulmuese Bale, Benzema, Ronaldo.

Problemet fizike kanë shoqëruar të tre lojtarët të cilët ende nuk po gjejnë formën më të mirë fizike duke qenë në këtë mënyrë jo rezultativ përballë portës kundërshtare.

(Kosova Sot)