Juventusi vazhdon me Dybalan

  • 29 September 2016 - 17:50
Juventusi vazhdon me Dybalan

uventusi po synon ta blindoj Paolo Dybalan

Beppe Marotta, drejtori sportiv i Juventusit, ka nisur bisedimet me menaxherin e Paolo Dybalas, në lidhje me rinovimin e kontratës të yllit argjentinas.

Në rast se arrihet marrëveshja, sulmuesi 22-vjecar, do të qëndroj me klubin bardhezi deri në vitin 2021.

Pas interesimit të  Barcelonës për argjentinasin, kampioni i Italisë ka vendosur t’i ofrojnë ish anëtarit të Palermos, përveç rinovimit të kontratës, dhe rritje page.

E gjitha kjo për po behët për të shmangur rrezikun e largimit të futbollistit nga ‘Zonja e Vjetër’.

Dybala momentalisht përfiton 3 milionë Euro dhe nëse arrihet marrëveshja pritet që kjo shumë të  shkojë në  4.5 milionë euro. 

(Kosova Sot)