Busquets: Ja çfarë i ndodhi Barcelonës në fushë pa Messin

  • 29 September 2016 - 18:04
Busquets: Ja çfarë i ndodhi Barcelonës në fushë pa Messin

U pa qartë mbrëmë në ndeshjen që Barcelona luajti kundër Borusias së Munchengladbah se Messi është një lojtar i rëndësishëm në skuadrën katalanase.

Kjo për vet faktin se Barcelona për herë të parë në Ligën e Kampione u desh që të përmbyste rezultatin pasi pësoi gol e para.

Barca arriti një fitore të vuajtur ndaj gjermanëve ku  dy golat erdhën në situata që Barcelona nuk i ishte gjendur më parë pasi  zakonisht golat i shënon në aksione të rregullta dhe në rrëmujë brenda zonës siç ishte goli i shënuar nga mbrojtësi Pique.

Mungesën e Messit në lojën e Barcelonës e ka ndier edhe mesfushori puntor Sergi Buskets.

“Neve gjithnjë do të na mungojë Messi. Kur fiton me kaq shumë vështirësi, e kupton edhe më shumë mungesën e tij”, deklaroi Busquets.

“E patëm të vështirë të gjenim hapësira, sepse ata mbrojtën në thellësi”,vazhdoi Busquets pas ndeshjes.

“Menduam se do të bënin presion, por jo. I ndryshuam gjërat në pjesën e dytë dhe më pas patëm më shumë vazhdimësi me mënyrën tonë të lojës”, tha mesfushori spanjoll.