Tifozët e Napolit shkaktojnë dridhje sizmike (Video/Foto)

  • 29 September 2016 - 20:15
Tifozët e Napolit shkaktojnë dridhje sizmike (Video/Foto)

Tifozeria e Napolit njihet si një nga më të veçantat dhe më të zjarrtat në Evropë dhe mbrëmë e ka treguar pse. 

Ndonëse në stadiumin “San Paolo” të Napolit nuk ishin më shumë se 42 mijë vetë të pranishëm për sfidën kundër Benfikës në Ligën e Kampioneve, kori i tyre gjatë himnit të turneut është regjistruar si dridhje sizmike.

“Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka publikuar të dhënat e sizmografit që tregojnë dridhjet në momentin e korit të tifozëve të Napolit, të cilat aparatura i ka regjistruar sikur të ishte një tërmet i lehtë. 

(Kosova Sot)