Strootman kalon Romën në epërsi (Video)

  • 29 September 2016 - 21:28
Strootman kalon Romën në epërsi (Video)

Roma nuk ka vonuar dhe ka kaluar në epërsi ndaj skuadrës rumune Astra.

Ka qenë mesfushori holandez Kevin Strootman që ka shënuar golin e parë në këtë përballje.

Ishte minuta e 15-të kur Strootman goditi bukur dhe kaloi Romën në epërsi të hershme.

Kujtojmë që ndeshjen e parë Roma kishte barazuar në Çeki 1:1 ndaj Viktoria Plzen. 

(Kosova Sot)