Ibrahimovic kalon Unitedin në epërsi (Video)

  • 29 September 2016 - 22:40
Ibrahimovic kalon Unitedin në epërsi (Video)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj Zoryas.

Djelmoshat e trajnerit Jose Mourinho kanë gjetur rrugën e golit në takimin e vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës ndaj Zoryas.

Ishte sulmuesi kryesor i ‘Djajve të Kuq’, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar golin e epërsisë me kokë.

Goli erdhi në minutën e 69-të, pas një goditje të gabuar të Wayne Rooneyt, që shërbeu si asistim për suedezin.

(Kosova Sot)