“Avullohen” biletat me Spanjën, FSHF i shet online

  • 30 September 2016 - 13:17
“Avullohen” biletat me Spanjën, FSHF i shet online

Shumë kanë ëndërruar të shohin nga afër idhujt e tyre që luajnë te Barcelona dhe Reali i Madridit, dhe ndeshja Shqipëri­ Spanjë ishte një mundësi e mirë për ta bërë realitet ëndrrën. Por nga sot, ata që kanë ëndërruar dhe janë pajisur me një biletë, duhet të zgjohen, pasi sipas sekretarit të FSHF-­s Ilir Shulku, të gjitha biletat janë shitur.

Kështu është shprehur Shulku në “Panorama Sport”, ndërkohë duket se gjithçka është shitur online, pasi në biletarinë fizike, ashtu si në atë online, ditët e fundit ka pasur në dispozicion vetëm bileta të tribunës VIP, të cilat mbeten akoma në shitje në fakt, ndryshe nga se thotë Shulku.

(Kosova Sot)