Zbulohet oferta “faranike” për Ibrahimoviqin

  • 30 September 2016 - 15:29
Zbulohet oferta “faranike” për Ibrahimoviqin

Agjenti i mirënjohur Mino Raiola ka zbuluar ofertën nga Kina për Ibrahimovic i cili refuzoi plot 100 milionë euro për të nënshkruar me Manchester United.

Sipas Raiolës, sulmuesi suedez hodhi poshtë një ofertë tronditëse me vlerë 100 milionë euro nga një klub jo i njohur në Kinë, shkruan ‘Goal’.

“Ibrahimovic është super lojtar. Ai hodhi poshtë 100 milionë euro neto nga kinezët! Ai nuk dëshiron më shumë para, por dëshiron të fitojë. Kam qenë me fat që kam pasur bashkëpunim me një kampion si Zlatan”, u shpreh Raiola për “Il Giornale”.

Sulmuesi suedez u transferua në Manchester United me parametra zero pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain kishte skaduar.

(Kosova Sot)