Lukaku larg Suarezit

  • 30 September 2016 - 16:56
Lukaku larg Suarezit

Romelu Lukaku, sulmuesi i Evertonit, e pranon se i duhet ende punë për ta arritur sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.

Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku ka pranuar se ai ende ka nevojë që të përmirësohet, nëse dëshironte arrijë nivelin e yllit të Barcelonës, Luis Suarez apo top sulmuesve të tjerë botërorë.

Reprezentuesi i Belgjikës ka shënuar 18 gola në 37 paraqitje në Premierligë, por pavarësisht kësaj, Everton tani është në pozitën e 11.

“Unë kam ende nevojë që të përmirësoj paraqitjet në fushë për të arritur nivelin e Suarezit” ka deklaruar Lukaku për Sky sport.

(Kosova Sot)