LeBron James mbështet bojkotimin e himnit amerikan!

  • 30 September 2016 - 16:59
LeBron James mbështet bojkotimin e himnit amerikan!

Ylli i NBA-së, LeBron James tha se mbështet lojtarin e futbollit amerikan Colin Kaepernick, i cili në shenjë proteste kundër racizmit dhe diskriminimit në SHBA refuzon të ngrihet gjatë intonimit të himnit amerikan.

Gjatë konferencës javore për media të klubit, James komentoi problemet e dhunës policore ndaj afro-amerikanëve në Amerikë dhe tha se ai mbështet protestën e Kaepernick-ut, por se nuk do të shprehë pakënaqësinë e tij në këtë mënyrë.

“Nuk jam politikan, por jetoj këtu, kam fëmijë dhe jam i shqetësuar se në çfarë mënyre do të rriten në këtë komunitet. Jam i shqetësuar, sepse më duket se asgjë nuk po bëhet rreth asaj se njerëz të pafajshëm humbasin jetën e tyre në rrugë”, tha James.

Ky i fundit, vitin e kaluar Cleveland Cavaliers-it i solli titullin e parë në ligën më të fortë të basketbollit në botë, ndërsa më herët edhe me Miami Heat fitoi dy tituj.

(Kosova Sot)