Ja çfarë thotë Conte pasi Pedro e Fabregas nuk u ftuan nga Spanja

  • 30 September 2016 - 18:08
Ja çfarë thotë Conte pasi Pedro e Fabregas nuk u ftuan nga Spanja

Pedro Rodriguez dhe Cesc Fabregas janë shumë të rëndësishëm për Chelsean, kështu ka thënë trajneri Antonio Conte

Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte, është shprehur i zhgënjyer me lënien jashtë Kombëtares spanjolle të tre lojtarëve të skuadrës së tij, Pedro, Fabregas dhe César Azpilicueta.

Pavarësisht kësaj, Conte ka thënë se tre lojtarët spanjoll janë shumë të rëndësishëm në skuadrën e tij dhe shpreson se ata do të arrijnë të zënë vend në ekipin e ‘La Rojas’ në të ardhmen.

“Azpilicueta, Cesc dhe Pedro janë tre lojtarë shumë të rëndësishëm për Chelsean”, tha ai. “Ata janë duke punuar shumë dhe janë të përkushtuar maksimalisht”.

“Mendoj se mos angazhimi i tyre me Kombëtare është një mundësi e mirë që të punojnë më shumë dhe të arrijnë të futen në ekipin e Spanjën. Ne po flasim për tre lojtarë të jashtëzakonshëm”, shtoi Conte pas listës së publikuar nga Spanja, ku tre lojtarët në fjalë u lanë jashtë nga trajneri Lopetegui.

Vetëm Diego Costa nga Chelsea është ftuar në Kombëtaren e Spanjës.

(Kosova Sot)