Dybala – Barcelona, lajm i madh nga Juventus

  • 30 September 2016 - 18:13
Dybala – Barcelona, lajm i madh nga Juventus

Kampioni i Italisë nuk e ka ndërmend që ta lërë të largohet yllin Paulo Dybala.

Paraqitjet fantastike me fanellën e Juventusit në sezonin e shkuar, kanë bërë që klube si Barcelona dhe Manchester United të vihen në kërkim të 22-vjeçarit

Mirëpo, Juventusi nuk pranon assesi largimin e tij nga Torino dhe është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të re me një rritje page nga 2.2 milionë euro që merr tani në 4.4 milionë.

Dybala ka realizuar 23 gola në 46 paraqitje me Juventusin në sezonin e tij të parë prej se ishte transferuar nga Palermo.

(Kosova Sot)