E konfirmon Bunjaki: Këta dy yje ftohen për herë të parë me Kroacinë

  • 30 September 2016 - 18:52
E konfirmon Bunjaki: Këta dy yje ftohen për herë të parë me Kroacinë

Arbër Zeneli dhe Adis Nurkoviq do të ftohen për ndeshjen me Kroacinë

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka bërë të ditur se në përballjen e 6 tetorit ndaj Kroacisë do të jenë të gatshëm për lojë Arbër Zeneli e Adis Nurkoviq, por Atdhe Nuhiu nuk do të jetë i gatshëm.

Nurkoviq është anëtari më i ri i Përfaqësueses së Kosovës, që në tetor i luan dy ndeshjet e radhës eliminatore për botërorin "Rusia 2018". Nurkoviq, madje, është i vetmi joshqiptar në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Ai është boshnjak, i lindur e i rritur në Bosnjë-Hercegovinë.

“Atdhe Nuhiu nuk do të jetë në ndeshjen kundër Kroacisë, por do të jetë Arbër Zeneli e Adis Nurkoviq”, ka thënë Bunjaki.

(Kosova Sot)