Ja çfarë thotë Bunjaki për ndeshjen me Kroacinë

  • 30 September 2016 - 19:09
Ja çfarë thotë Bunjaki për ndeshjen me Kroacinë

Albert Bunjkai pret ndeshje të vështirë ndaj Kroacisë

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj Kroacisë të enjten mbrëma.

Bunjaki ka thënë se për të marrë rezultat pozitiv ndaj Kroacisë, ekipi duhet të japë 120 për qind në fushë, pasi sipas tij kroatët janë në mesin e top 10 kombëtareve më të forta në botë

“Kroacia është në top dhjetë ekipet më të mira në botë, por edhe Ukraina është shumë e fortë. Duhet të japim 120 për qind, 100 për qindëshi nuk mjafton”, tha Bunjaki.

“Shpresojmë që Kroacia nuk është në formën më të mirë. Ne do të kemi shanset tona, por duhet të mundohemi të mos iu lejojmë shumë hapësira”, shtoi trajneri i Kosovës.

“Kemi lojtarë të ri, që janë duke kaluar një formë të mirë, por sigurisht se do ta kemi të vështirë ndaj tyre”, tha mes tjerash Bunjaki, i cili shtoi se ka analizuar shumë mirë lojën e kroatëve dhe se ekipi është i gatshëm për këtë ndeshje. 

(Kosova Sot)