Nainggolan flet për derbin me Interin

  • 30 September 2016 - 23:27
Nainggolan flet për derbin me Interin

Radja Nainggolan pret ndeshje të vështirë ndaj Interit

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, në një intervistë të gjatë për sajtin zyrtar të klubit, ka thënë se pret një ndeshje të vështirë të dielën mbrëma ndaj Interit.

Nainggolan mendon se ekipi De Boer ka një ekip të shkëlqyer, sidomos në fazën e sulmit, andaj për të fituar – duhet fillimisht të ndalin Mauro Icardin, Antonio Candrevan e Ivan Perisicin.

“Interi është duke bërë paraqitje të mira këtë edicion. Është një ndeshje e madhe për ne pasi jemi një pikë prapa tyre në renditje dhe nëse i mposhtim ata do të ishte një shenjë e mirë dhe do të dilnim para tyre”, tha fillimisht Nainggolan.

(Kosova Sot)