A do të transferojë Chelsea lojtarë gjatë janarit? Përgjigjet Conte

  • 30 September 2016 - 23:50
A do të transferojë Chelsea lojtarë gjatë janarit? Përgjigjet Conte

Antonio Conte nuk mendon se Chelsean do të blejë lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit

Chelsean e nisi furishëm sezonin në Premierligë, por në ndeshjet e fundit është duke treguar formë jo të mirë. Në tre paraqitjet e fundit, ekipi i Contes ka marrë vetëm një pikë, teksa ka pësuar dy humbje.

Megjithatë, trajneri italian nuk mendon se zgjidhja e duhur është sjellja e lojtarëve të rinj. Ai dëshiron të përmirësojë këtë skuadër që ka në dispozicion.

“Ne duhet të mendojmë për të tashmen, kjo është më e rëndësishme”, tha fillimisht Conte, i cili shtoi: “Janari është shumë larg. Nuk mendoj se do të investojmë para në janar. E rëndësishme është që të përmirësohemi – për ta bërë këtë duhet të punojmë shumë”.

(Kosova Sot)