Zyrtare: De Biasi publikon listën me plot befasi

  • 01 October 2016 - 11:51
Zyrtare: De Biasi publikon listën me plot befasi

Gianni de Biasi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës ndaj Lihtenshtajnit dhe panjës, të cilat luhen me 6 dhe 9 tetor.

Ajo që bie në sy është padyshim afrimi i Eros Grezdës dhe Liridon Latifit, të dy debutues me kuqezinjtë, si dhe lënia jashtë listës e Shkëlzen Gashit, edhe pse ky i fundit po kalon një moment të shkëlqyer në MLS me Colorado Rapids.

Lista e plotë

Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha

Mbrojtës: Ansi Agolli, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj, Naser Aliji, Frederik Veseli

Mesfushorë: Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen Basha, Jahmir Hyka, Ergys Kaçe, Andi Lila, Taulant Xhaka, Ledjan Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Eros Grezda, Liridon Latifi

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Çikalleshi, Rei Manaj, Armando Sadiku, Azdren Llullaku 

(Kosova Sot)