Liverpool përmbys Swansean, del i dyti në Premierligë (Video)

  • 01 October 2016 - 15:33
Liverpool përmbys Swansean, del i dyti në Premierligë (Video)

Liverpool ka shënuar fitore të madhe ndaj Swansea Cityt, me rezultat 1:2, në kuadër të xhiros së shtatë të Premierligës

Ekipi i Jurgen Kloppit nuk e ka nisur mirë takimin, pasi në pjesën e parë ishin duke humbur me rezultat 0:1. Por, në pjesën e dytë ekipi nga Anfield e rikthye rezultatin në 1:2.

Vendasit e kanë nisur mirë takimin duke shënuar gol qysh në minutën e tetë nëpërmjet Leroy Fer,

Kurse, në pjesën e dytë ishte Liverpooli ai që e nisi më mirë takimin. Vetëm pas nëntë minutave, të pjesë së dytë, Roberto Firmino arriti ta barazoj rezultatin në 1:1.  

Kurse, gjashtë minuta pa përfunduar takimi, James Milner, ia ka siguruar tre pikë Liverpoolit, me golin e realizuar nga penalltia.

Pas kësaj fitore Liverpooli është ngjitur në vednin e dytë në tabelë me 16 pikë të tubuara, dy më pak sesa lideri, Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

(Kosova Sot)