Edhe zyrtarisht Luka Modric mungon ndaj Kosovës (Foto)

  • 01 October 2016 - 17:18
Edhe zyrtarisht Luka Modric mungon ndaj Kosovës (Foto)

Federata e Futbollit të Kroacisë ka konfirmuar se Luka Modriq do të mungojë ndaj Kosovës dhe Finlandës për kualifikimet e Botërorit

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren e tij për ndeshjet me 6 dhe 9 tetorit, i cili do të zëvendësohet nga Marko Rog i Napolit.

“Marko Rog do ta zëvendësojë të lënduarin Luka Modriq për kualifikueset kundër Kosovës dhe Finlandës. Luka të dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në konfirmimin e Federatës kroate.

Kujtojmë se Modric gjatë ditës së djeshme u stërvit normalisht me pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit. Por, ai mungoi në stërvitjen e sotme teksa më pas u bë edhe zyrtare lëndimi i tij nga ana e ‘Los Blancos’.

Përveç Modricit, ndaj Kosovës do të mungojë edhe mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren. 

(Kosova Sot)