Ndalët edhe Bayern-i

  • 01 October 2016 - 17:24
Ndalët edhe Bayern-i

 

 

Më në fund edhe Bayern Munich ka përjetuar dështimin në Bundesligan gjermane. Pas disfatës në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Mardidit, strategu italian i Bayernit, Carlo Ancelotti ka pësuar një tjetër rezultat befasues. Këtë herë në kuadër të Bundesligas ku në fushën e vet nuk mundi të marrë më shumë se një barazim 1:1, ndaj Koln-it të Mërgim Mavrajt. Joshua Kimmich shënoi për Bayernin në minutën e 40-të, ndërsa rezultatin e barazoi Modeste në minutën e 64-të. Futbollisti kuqezi, Mërgim Mavraj ka luajti 90 minuta në këtë sfidë.

 

(Kosova Sot)