Xhaka ka një premtim për tifozët e Arsenalit

  • 01 October 2016 - 20:43
Xhaka ka një premtim për tifozët e Arsenalit

Granit Xhaka u ka premtuar tifozëve të Arsenalit se do të japin gjithçka në fushë që të kenë një sezon të suksesshëm

Menjëherë pas transferimit në Londër te Arsenali gjatë verës, Granit Xhaka kishte thënë se ‘Topçinjtë’ mund ta fitojnë Premierligën.

Tani, në një intervistë për Sky Sport, duke mos përmendur tituj, Xhaka u premtoi tifozëve se do të japin gjithçka në fushë për të arritur suksese këtë edicion

“Ne duam që të kemi një sezon të mirë dhe t’u tregojmë tifozëve se ne do të japim gjithçka nga vetja në çdo ndeshje”, tha Xhaka për Sky Sport.

“Për të arritur diçka këtë sezon, duhet të kemi pak fat, por ne me të vërtetë duam që të japim gjithçka në fushë që të kemi një sezon të suksesshëm”, shtoi ai.

“Londra është shumë e bukur dhe me të vërtetë jam i lumtur që gjendem këtu. Natyrisht, erdha këtu që të luajë futboll dhe jo për qytetin”, vijoj më tej Xhaka në intervistën për Sky Sport

“Deri më tani gjithçka po shkon mirë dhe jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, përfundoi Granit Xhaka

(Kosova Sot)