Azdren Lullaku, i lumtur për rikthimin në kombëtaren shqiptare

  • 01 October 2016 - 20:55
Azdren Lullaku, i lumtur për rikthimin në kombëtaren shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e ardhshme kundër Lihtenshtainit dhe Spanjës.

Në kombëtare është rikthyer pas një kohe të gjatë sulmuesi kosovar, Azdren Llullaku, i cili po kalon në një formë të shkëlqyesher në kampionatin rumun me skuadrën Gaz Metanin.

Ne një prononcim për Gazetën KNN, Lullaku shprehet i lumtur më rikthim në kombëtare dhe shpreson që ekipi do të japë maksimumin për dy ndeshjet e radhës edhe pse, sipas tij, do të jetë shumë vështirë kur i kanë parasysh skuadrat me të cilat do të përballen.

“Jam i kënaqur qe do jem pjesë e kësaj familje që është në kombëtare. Kam shpresu gjithmonë se një ditë do të kthehem. Shpresoj që do ta ndihmojë ekipin sa më shumë, Do të jetë shumë e vështirë, por do të jepim maksimumin”, tha sulmuesi 28 vjeçar.

Në listën e kombëtares bie në sy lënia jashtë e disa prej lojtarëve si Gashi e Ajeti, por edhe ardhja e disa të lojtarëve të rinj si Eros Grezda, Liridon Latifi e Rey Manaj.

(Kosova Sot)