Wenger shokon Granit Xhakën me këtë vendim (Video)

  • 15 October 2016 - 23:53
Wenger shokon Granit Xhakën me këtë vendim (Video)

Arsenali nuk do të apelojë kartonin e kuq të Granit Xhakës

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Swanseas, ku Arsenali fitoi 3:2.

Fillimisht u diskutua se Arsenali mund të apelojë kartonin e kuq të shqiptarit, por kjo nuk do të ndodh. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i ‘Topçinjve’, Arsene Wenger.

“Mendoj se gjyqtari nuk e pa mirë ndërhyrjen, por sidoqoftë, kjo tashmë i takon të kaluarës dhe Xhaka duhet të mësojë nga situata të tilla. Nuk do të apelojmë, ndodhi çfarë ndodhi dhe duhet të shohim para”, deklaroi francezi pas ndeshjes.

Kështu, Granit Xhaka pritet të mungojë tre ndeshje. 

(Kosova Sot)