Lojtari i Kombëtares shqiptare shpërblehet nga Lazio me kontratë

  • 20 October 2016 - 18:44
Lojtari i Kombëtares shqiptare shpërblehet nga Lazio me kontratë

Rinovimi i radhës për Lazion mban emrin e një shqiptari të talentuar si Thomas Strakosha. Pas tri ndeshjeve të shkëlqyera si titullarë, shumë ekipe janë vënë në lëvizje për ta rrëmbyer, por Lazio ka përgatitur një kontratë të re për portierin tonë.

Sipas mediave pranë skuadrës së kryeqytetit italian, pas zgjatjes së kontratës me Parolo-n, tashmë radhën për të rinovuar e ka pikërisht 21-vjeçari kuqezi.

Marrëveshja e re e portierit të Kombëtares shqiptare do të jetë për 5 vitet në vazhdim, çka dëshmon besimin që ka klubi te Thomas Strakosha, që në sezonet e ardhshme do të ketë një rol protagonisti në skuadër.

Gjatë merkatos së verës, Lazio besoi te potenciali i portierit dhe nuk e lejoi largimin e talentit shqiptar Cardiff City në Championshipin anglez.

(Kosova Sot)

strakosha