Interi shijon fitoren e parë në Europa League

  • 20 October 2016 - 20:56
Interi shijon fitoren e parë në Europa League

Interi ka marrë fitoren e parë në Europa League këtë edicion.

Zikaltrit mposhtën Southamptonin me rezultatin minimal në ‘San Siro’, falë supergolit të Antonio Candrevas në minutën e 67.

Ekipi i De Boer pas kësaj fitore renditet i fundit në Grupin K me gjithsej 3 pikë pas tri xhirove, kurse kryeson Sparta Praga me 6 pikë gjithsej.

Southamptoni renditet i dyti me 4 pikë në grup, aq sa ka Hapoel Beer Sheva i vendit të tretë. 

(Kosova Sot)