Manchester United shkatërroi Fenerbahcen, lider në Grupin A

  • 20 October 2016 - 23:05
Manchester United shkatërroi Fenerbahcen, lider në Grupin A

Paul Pogba ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Manchester Unitedit ndaj Fenerbahces

Manchester United ka regjistruar fitoren e dytë pas tri ndeshjeve ë Grupin A të Europa league, duke mposhtur 4:1 Fenerbahcen në ‘Old Trafford’.

Në këtë ndeshje shkëlqeu transferimi rekord,  Paul Pogba, i cili shënoi një gol të bukur dhe një tjetër nga penalltia, duke kontribuar me dy gola në fitoren e thellë të ‘Djajve të Kuq’ ndaj Fenerbahces prej 4:1.

Golat tjerë për Unitedin i shënuan Anthony Martial dhe Jesse Lingard. Derisa golin e vetëm për Fenerbahcen e shënoi ish lojtari i ‘Djajve të Kuq’, Robin van Persie, i cili më pas u duartrokit nga gjithë tifozët në ‘Old Trafford’. 

(Kosova Sot)