De Boer flet pas fitores së parë në Europa League

  • 20 October 2016 - 23:39
De Boer flet pas fitores së parë në Europa League

Frank de Boer ka lavdëruar lojtarët për paraqitjen ndaj Southampton në Europa League

Interi fitoi 1:0 ndaj skuadrës angleze ku golin e vetëm në këtë mbrëmje e shënoi Antonio Candreva në minutën e 67’të të ndeshjes.

Trajneri i klubit italian, Frank de Boer, lavdëroi lojtarët për paraqitjen në këtë ndeshje, teksa tha se për të vazhduar tutje duhet të ftojnë gjitha ndeshjet e mbetura.

“Duhet të fitojmë çdo ndeshje të mundshme nëse duam të vazhdojmë më tej në Europa League”, tha fillimisht De Boer.

(Kosova Sot)