Guardiola largon dy yje nga skuadra (Foto)

  • 21 October 2016 - 10:34
Guardiola largon dy yje nga skuadra (Foto)

Sergio Aguero dhe Vincent Kompany si duket nuk bëjnë pjesë në planet e Pep Guardiolas për sezonin e ri

Pep Guardiola po përgatitet ta spastrojë skuadrën e Manchester Cityt për sezonin e ri. Strategu spanjoll si duket nuk llogarit në Sergio Aguero dhe Vincent Kompany për sezonin e ardhshëm.

Guardiola e la në bankën rezervë sulmuesin argjentinas në ndeshjen ndaj Barcelonës, në Ligën e Kampionëve, derisa Kompany nuk e ka ftuar fare në ekip.

Sipas "Mirror", ardhja e Gabriel Jezusit nga Palmeiras, dhe transferimi i mundshëm i Antoine Griezmann dhe Pierre-Emerick Aubameyang, do të thotë fundi i epokës për Agueron dhe Kompany në City.

(Kosova Sot)